AUDITIMI & DHËNIA E SIGURISË
Albanian Consultancy beson se auditimi, përveç se është një kërkesë ligjore/ statutore për shumë ndërmarrje, mund të jetë vlerë e shtuar për organizatën tuaj dhe mund t’ju ndihmojë në procesin tuaj të vendimmarrjes.
-Ne kemi përvojë nga puna me një numwr tw madh klientësh duke filluar nga bizneset e vogla, bizneset e menaxhuara nga një pronar dhe deri te disa prej kompanive më të mëdha private, kompani të renditura më të mirat dhe grupe ndërkombëtare. Qasja jonë e auditit bazohet në teknikat moderne të vlerësimit të riskut që na mundësojnë ne të përqëndrojmë përpjekjet tona në fusha me rëndësi të madhe apo fusha me riskun më të madh të gabimit.
Ajo që i bën shërbimet tona të auditimit dhe dhëniës së sigurisë të ndryshme në Shqipëri është natyra e mirëfilltë e konsulencës në qasjen tonë. Bashkëpunëtorët tanë kanë një nivel të lartë komunikimi me klientët, duke shfrytëzuar kohën për të kuptuar secilin biznes dhe rrethanat e tij specifike.
-Departamenti ynë në rritje i auditimit zotëron njohuri dhe përvojë të gjerë në ofrimin e shërbimeve të auditimit për klientët në një sërë sektorësh, qoftë sigurimi i raporteve të auditit për qëllime statutore, rregullatore apo tw tjera tw veçanta. Me përvojën tonë ne ofrojmë një shërbim të shpejtë, duke siguruar që procedurat tona të auditimit të pasqyrojnë në mënyrë të posaçme risqet specifike operacionale dhe financiare ndaj të cilave mund të jetë ekspozuar biznesi juaj.
- Auditimi i pasqyrave financiare
- Rishikimi i të dhënave financiare historike
- Shërbime sipas procedurave të rëna dakort
- Angazhime të tjera të sigurisë
- Auditimi i taksimit
Auditimi i qëllimeve të veçanta si për shembull:
- Auditimi i kontratave,
- Auditimi i papajtueshmërive,
- Hetimi, investigimi i mashtrimit financiar, etj.
Albanian Consultancy është një kompani e regjistruar për të kryer shërbime auditimi në Shqipëri dhe anëtare e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar – IEKA, Tiranë. Mund të vizitoni faqen www.ieka.al