Partner i besueshëm i shërbimeve financiare

Albanian Consultancy është një kompani shwrbimi që udhëhiqet nga partneriteti i ndwrsjelltw dhe marrëdhënie tw sinqerta. Ne jemi tw pwrkushtuar ndaj cilësisë duke investuar tek kualifikimi i vazhdueshwm i ekipit.
Kemi fituar përvojë nga puna jonë me një numër të madh biznesesh, nga ato që menaxhohen nga vetë pronarët ose administratorët e tyre, deri tek klientët privatë që kërkojnë konsulencë tatimore efektive, shërbime kontabël, auditim dhe taksa.

Ne ofrojmë një paketë të integruar shërbimesh të hartuara sipas nevojave të kompanive.

  • Konsulencë

  • Auditim dhe dhënie Sigurie

  • Kontabilitet

  • Taksa

Synimet e qarta të Albanian Consultancy janë kërkesat e larta etike dhe profesionale të shërbimeve që ajo ofron. Ajo bashkon në mënyrë harmonike dhe efikase përvojën personale prej më shumë se 15 vjetësh dhe njohuritë e zgjeruara të personelit të saj veçanërisht në auditim, taksim dhe kontabilitet në Shqipëri.

KONSULENCA

Konsulenca e biznesit mund të ofrojë mundësi të mëdha kursimi në lekë, parashikueshmëri për dalje flukse monetare dhe gjithnjë e më shumë kursim kohe dhe procedurash të tepërta e të panevojshme

AUDITIMI

Albanian Consultancy beson se auditimi, përveç se është një kërkesë ligjore/ statutore për shumë ndërmarrje, mund të jetë vlerë e shtuar për organizatën tuaj dhe mund t’ju ndihmojë në procesin tuaj të vendimmarrjes.

SHËRBIMET E KONTABILITETIT

Ekipi ynë profesional i kontabilitetit përgatit deklarata që pasqyrojnë politikat e kontabilitetit të biznesit. Paketa jonë e raportimit financiar është hartuar për ju me qëllim monitorimin e performancës së biznesit tuaj dhe marrjen e vendimeve të përshtatshme lidhur me menaxhimin.

SHËRBIMET E TAKSIMIT

Ne synojmë të minimizojmë barrën tuaj tatimore ndërsa sigurojmë pajtueshmëri të plotë me ligjin. Ekipi ynë mund të ofrojë shërbimin e planifikimit të taksave të ndërmarrjeve që të jeni të orientuar në terrenin e vështirë të rregullave tatimore dhe rregulloreve në Shqipëri.

96%

SAKTËSIA

95%

SUKSES

92%

TË DHËNA

98%

KOSTO EFEKTIVE

Zbuloni partnerin e besueshëm

Ne jemi një shoqatë shumë-disiplinore konsulence për të krijuar zgjidhje më të mirë për nevojat tuaja në Shqipëri.