Albanian Consultancy
Në Albanian Consultancy ne besojmë se një marrëdhënie e qëndrueshme përcaktohet që në fillim. Pavarësisht nëse biznesi juaj sapo ka nisur apo është një biznes ekzistues, ju do të përfitoni shërbime efikase, të shpejta dhe efektive.
Duke përfshirë shërbimet e Albanian Consultancy në kohën e duhur, ju do të gjeni një burim efektiv në gjendje të parashikojë çdo problem përpara se të shfaqet. Me ndihmën tonë, ju mund të përmirësoni projeksionet tatimore, menaxhimin e fluksit të parasë dhe të tejkaloni pengesat regullatore që funksioni bazë i financës nuk mundet ti kryejë.
Ne u shërbejmë aktualisht një numri të madh klientësh, nga biznesi i vogël deri në kompani të strukturuara, si individëve për taksa dhe tatime personale ashtu edhe fondacioneve bamirëse, që duan ti marrin këto shërbime nga jashtë njësisë.
Këta klientë kuptojnë më së miri avantazhet financiare dhe jo vetëm, të bashkëpunimit me një kompani të specializuar dhe të besueshme ekspertësh kontabël, me qendër në Tiranë.
Njihuni me Ekipin Tonë
Suksesi i kompanisë bazohet te njerzit me të cilët punojmë. Ne pranojmë kandidatët më të mirë pavarësisht nga gjinia, raca, besimi fetar apo çdo formë tjetër diskriminimi.