SHËRBIMET E TAKSIMIT

Ne synojmë të minimizojmë barrën tuaj tatimore ndërsa sigurojmë pajtueshmëri të plotë me ligjin. Ekipi ynë mund të ofrojë shërbimin e planifikimit të taksave të ndërmarrjeve që të jeni të orientuar në terrenin e vështirë të rregullave tatimore dhe rregulloreve në Shqipëri.

1.TAKSIMI I NDËRMARRJEVE

Për shumë prej klientëve tanë ne ofrojmë asistencë në verifikimin e informacionit tatimor dhe dokumenteve të biznesit, përllogaritjen e të gjitha të ardhurave dhe përfitimeve tuaja si dhe plotësimin e deklaratave tatimore.

  • Strukturimi i bazës së taksueshme
  • Tatimi i mbajtur në burim
  • Due diligence(kujdesi i duhur financiar) për blerësit, shitësit dhe siguruesit e financimit
  • Negociatat
  • Vlerësimet, si tregtare ashtu edhe tatimore
  • Përgatitja e formularëve mujorë për dorëzim në zyrën tatimore
    • Deklarimet e TVSH-së në Shqipëri,
    • Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
    • Taksa mbi të ardhurat personale,
    • Taksa mbi fitimin,

Në kushtet e konkurrencës në rritje, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë jo vetëm të ofrimit të informacionit historik të kontabilitetit por edhe për nevojën për të ofruar konsulencë dhe parashikime, në mënyrë që të ndihmojmë klientët tanë të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të planifikojnë lidhur me të ardhmen.

2.TAKSIMI PERSONAL

Meqenëse legjislacioni tatimor ndryshon vazhdimisht, ne mendojmë se është e rëndësishme t’i mbajmë klientët tanë të përditësuar me çdo ndryshim tatimor që hyn në fuqi dhe e bëjmë këtë duke e vënë theksin tek çështjet që mund të ndikojnë tek ata.

  • Deklarata vjetore e të ardhurave në Shqipëri
  • Konsulencë lidhur me mundësitë e reduktimit të pagesave vjetore tatimore
  • Taksimi i kapitalit dhe përfitimi nga planifikimi tatimor i tij

 

Ne jemi të bindur se mund t’ju ndihmojmë me të gjitha çështjet tuaja tatimore.