Jo sistemi juaj tipik i kontabilitetit
Ju mendoni se kontabiliteti është i njëjtë kudo, apo jo? Rregulla, numra, raporte. Epo…jo plotësisht. Në Shqipëri, kontabiliteti ka veçantinë e tij.
Sigurisht, në letër është përputhshmëri me standardet ndërkombëtare – ata ndjekin IFRS nëse jeni një kompani e madhe. Bizneset e vogla? Ata ndjekin standardet kombëtare (SKK). Ideja ishte që t’ua lehtësonin jetën NVM-ve. Spoiler: Për një pjesë funksionon, por nuk është gjithmonë efektive.
Kush po drejton?
- Këshilli kombëtar i kontabilitetit? Po, ata e drejtojnë gjithçka.
- Ministria e financave? Edhe ajo është e përfshirë.
Në parim, nëse po hap biznes këtu, është më mirë të dish kush po rregullon çfarë. Ose — lëvizje më e zgjuar — punëso dikë që e di.
Shërbimet të cilat realisht ju nevojiten
Le të jemi realistë. Në Shqipëri, ju nuk bëni thjesht librat dhe ecni përpara. Është më shumë si kjo: nëse nuk e ke dokumentacionin në rregull? Fat i mirë kur të vijë zyra e tatimeve për të kontrolluar. Dhe ata vijnë. Shpesh.
Do t’ju nevojiten gjëra të tilla, si:
- Mbajtja e kontabilitetit: Jo, Excel nuk mjafton.
- Listëpagesat: Të bësh gabimet me pagat? Punonjësit do të ankohen.
- Planifikimi i taksave: Rregullat ndryshojnë. Shumë. Të ecësh përpara = të mbijetosh.
- Auditimi: I detyrueshëm nëse jeni biznes i madh. Të zgjuar edhe nëse jeni biznes i vogël.
- Ndihma e bizneseve të huaja: Të hapësh diçka pa konsulencë vendase? Ju realisht po kërkoni dhimbje koke.
Sfida për të cilat nuk ju paralajmëron askush
Burokracitë? Aktive.
Prisni ndryshime të rastësishme të rregullave. Vonesa. Përgigje të ndeyshme në varësi se kë pyesni. Ndonjëherë të duket sikur të duhet një përkthyes edhe kur flisni shqip.
Kompanitë e huaja e pësojnë më keq. Midis shokut kulturor dhe luftës me dokumentacionin, nuk është për amatorë. Merr një kontabilist të vërtetë. Pikë.
Pse Kontabiliteti i Mirë është një Lëvizje e Fuqishme
Kontabiliteti këtu nuk ka të bëjë vetëm me qëndrimin brenda ligjit.
Bërë si duhet, ju bën të dukeni mirë. Bankat ju marrin seriozisht. Investitorët ju vënë re. Ju flini më mirë.
Bërë gabim? Fjoba, auditime, ndosht aedhe më keq. Dhe më besoni, askush nuk do një auditim surprizë.
Në konkluzion
Shqipëria po ecën shpejt përpara – ekonomia po rritet, ligjet po përmirësohen – por nuk është më perëndimi i egër. Nuk mund të shtiresh deri sa t’a arrish me të vërtetë.
Mbani kontabilitetin tuaj që nga dita e parë. Gjeni dikë vendas që ka parë gjithçka. Vetvetja juaj e ardhshme do t’ju falënderojë.
Zgjidhje të Përshtatura për nevojat tuaja
Qëllimet tuaja janë unike, dhe shërbimet tona financiare të tjera janë projektuar për t’iu përshtatur. Nga këshillimi i personalizuar deri te zgjidhjet e specializuara, ne ofrojmë mbështetje profesionale që përshtatet me nevojat tuaja në zhvillim, duke siguruar suksesin tuaj në çdo hap.
GENTIAN BARJAMAJ
Founder – Albanian Consultancy
