Kontroll I shpejtë I realitetit
Të mendosh që auditimi është një formalitet në Shqipëri? Gabim i madh.
Këtu, atuditimet janë një çështje serioze – Po nëse nuk je i përgatitur kur inspektorët trokasín? Suksese me shpjegimin e dokumenteve të munguar ose llogaritjeve të pasakta.
Nuk është pyetja “nëse” ju do të auditoheni. Është “kur”.
Kush ka nevojë për auditim?
- Varet nga organizimi juaj.
- Kompanitë e mëdha (të ardhura vjetore mbi 30 milion lekë)? E detyrueshme.
- Investitorë të huaj? Pothuajse gjithmonë të audituar në vitin e parë ose të dytë.
- Ojf, shoqatat? Po, nëse arrijnë nivele të caktuara financimi.
- Bizneset e vogla? Teknikisht opsionale… por ndonjëherë kërkohen gjatë kërkesave për rimbursim të TVSH-së ose gjatë rishikimeve të tatimeve.
Në thelb: nëse po lëviz para të vërteta, qeveria do t’i hedhë një sy.
Çfarë mbulon një auditim
Jo vetëm taksat. Jo vetëm faturat.
Një auditim i plotë në Shqipëri mund të prekë:
- Deklarimet financiare
- Regjistrimet e TVSH
- Listëpagesat dhe deklarimet e sigurimeve shoqërore
- Listën e aseteve
- Lëvizjet bankare
- Kontratat, marrëveshjet, edhe lëvizjet cash
Në thelb – çdo gjë e vogël që menduat se askush nuk do t’i jepte rëndësi. Audituesit i japin rëndësi.
Autoritetet e Auditimit që do të Takoni
- Drejtoria e përgjithshme e tatimeve(DPT): këta tipa e duan auditimin e TVSH-së dhe atë të të ardhurave.
- Inspektorët e Bashksisë: taksat e pronave, tarifat lokale.
- Inspektoriati i punës: përputhshmëria e pagave. Kini kujdes – ata janë shumë striktë.
Dhe ndonjëherë kompanitë private kërkojnë auditime (si bankat para se të japin kredi, ose investitorët qe kontrollojnë librat e tu).
Pikat e zakonta të dështimit
Ja ku dështojnë bizneset:
- Regjistra të pasaktë: “pothuajse e saktë” nuk është asnjëherë mjaftueshëm këtu.
- Pagesat cash: Shqipëria akoma e do lekun cash. Por leku cash i padokumentuar = problem.
- Pagesa të vonuara të taksave: edhe vonesat e vogla e nxisin një auditues.
- Keqklasifikimi i punonjësve: kontratë me kohë të plotë apo freelance? Lëvizje e rrezikshme.
Sapo një auditues gjen një gabim të vogël? Ata vazhdojnë të hulumtojnë. Më besoni.
Si të mbijetoni (dhe të keni sukses) gjatë një auditimi
Rregulli i parë: Qëndro i qetë.
Së dyti: Jini gati. Jo në ngut për dokumente, jo duke menduar për shifra. Gjithçka e rregullt, e qartë, gati për t’u treguar.
Bizneset e vogla në Tiranë dhe nëpër Shqipëri zakonisht bëjnë këto tre gjëra:
- Punësojnë një konsulent auditimi të jashtëm çdo vit (edhe nëse nuk është e detyrueshme)
- Investojnë në softëare të mirë kontabiliteti (jo, excel nuk mjafton).
- Mbajnë gjithmonë kopje rezervë – fizike dhe dixhitale
Pak punë paraprake kursen shumë panik më vonë.
A është një lajm i keq?
Në fakt? Jo.
If you run a tight operation, audits can help. Auditime të pastra = kushte më të mira bankare, marrëveshje më të mira investimi, reputacion më të mirë. Tregon që je i ligjshëm — dhe në Shqipëri, besimi ka një rëndësi të madhe.
Pamja e përgjithshme
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e angazhuar për t’u përshtatur me standardet evropiane. Auditimet janë pjesë e pastrimit të mjedisit të biznesit. Të pëlqen apo jo, ato do të mbeten.
Të jesh gati për auditim nuk është thjesht mbijetesë – është strategji e zgjuar nëse doni realisht të rriteni në Shqipëri.
Rregulloji gjërat tani. Para se dikush tjetër të të detyrojë ta bësh.
Zgjidhje të Përshtatura për nevojat tuaja
Qëllimet tuaja janë unike, dhe shërbimet tona financiare të tjera janë projektuar për t’iu përshtatur. Nga këshillimi i personalizuar deri te zgjidhjet e specializuara, ne ofrojmë mbështetje profesionale që përshtatet me nevojat tuaja në zhvillim, duke siguruar suksesin tuaj në çdo hap.
GENTIAN BARJAMAJ
Founder – Albanian Consultancy
