SHËRBIME TË TJERA TË ALBANIAN CONSULTANCY
Qasja jonë është të kuptojmë vlerën e biznesit, performancën e tanishme dhe prespektivën e tij, të kryejmë verifikime dhe kontrolle të hollësishme, të qarta dhe të dobishme dhe ti raportojmë ato në një mënyrë të përshtatshme. Komuniteti i biznesit, kompanitë dhe shoqatat e ndryshme në faza të caktuara të veprimtarisë mund të kenë nevojë për shërbimet e mëposhtme që i ndihmojnë ata të përshtaten me kushtet më të mira të tregut.
- Përfaqësuesi tatimor
- Hapja e një biznesi të ri në Shqipëri
- Rivlerësimi i aseteve, pajisjeve, godinave
- Ndarja ose bashkimi i kompanive
- Likuidimi i kompanive ose shoqatave
- Rritja e kapitalit (në para ose në natyrë)
- Bashkimi i kompanive nëpërmjet blerjes ose përthithjes
- Planifikimi mbylljes, likuidimit të biznesit
- Riorganizimet e ndërmarrjeve
- Ankimimet, apelimet tatimore, etj.
- Mbështetje, suport gjatë proceseve gjyqësore dhe mosmarveshjeve
Ne u shërbejmë gjithashtu klientëve për çështje të tatimit ndërkombëtar që paraqiten nga transaksionet e ndryshme ndërmjet shteteve:
- Transferimin e çmimit dhe kapitalizimin
- Maksimizimi i përfitimeve nga Marrëveshjet e Shmangies së Taksimit të Dyfishtë
- Riatdhesimi i përfitimeve