Kuptimi i nevojave tuaja për shërbime kontabiliteti
Hartimi dhe dorëzimi i llogarive vjetore është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit dhe është thelbësore të bëhet si duhet. Veçanërisht në këtë periudhë tw vitit shpesh është e vështirë dhe mund të krijojë stres për drejtuesit e kompanive.
Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër gjithë procesin në emër të juaj, duke ju siguruar se llogaritë do të përgatiten dhe dorëzohen me saktësi.
Qasja Jonë në Përgatitjen e Llogarive Tuaja.
Profesionistët tanë të kontabilistetit përgatisin llogaritë sipas politikave kontabël të biznesit tuaj.
Ekipi ynë ka punuar me shumë subjekte, të mëdha dhe të vogla, në një gamë të gjerë industrish, dhe për një kohë të gjatë kemi ekspertizën dhe përvojën për t’ju mbështetur. Me një kuptim të detajuar të standardeve kontabël dhe kërkesave të ligjit dhe regulloreve, specialistët tanë të do të sigurojnë që llogaritë tuaja të përgatiten në përputhje me të gjitha rregulloret dhe standardet përkatëse.
Ne mund të shkojmë më tej dhe të identifikojmë mundësitë për të ulur detyrimet tuaja tatimore, duke forcuar kështu pozicionin financiar të përgjithshëm të biznesit tuaj.
Partneritet
Në Albanian Consultancy, ne besojmë fuqimisht në vlerën e partneritetit.
Të gjithë klientët tanë përfitojnë nga shërbimi i një profesionisti të përkushtuar që ka përgjegjësi të plotë për llogaritë tuaja vjetore. Stafi ynë bashkëpunon ngushtë me ju do të mbështeteni nga një ekip specialistësh shumë të kualifikuar, të cilët do t’ju përgjigjen pyetjeve tuaja në çdo kohë.
Përsosmëri
Ne përgatisim llogaritë e kompanisë në përputhje strikte me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të njohura të kontabilitetit, përfshirë:
Ne jemi të angazhuar të arrijmë standardet më të larta, dhe mund të keni besim se llogaritë tuaja do të përgatiten dhe dorëzohen me saktësi dhe në kohë.
Komunikimi
Ndërkohë që ne do të kujdesemi për hartimin e llogarive të kompanisë tuaj, besojmë se është thelbësore që ju të luani një rol aktiv në këtë proces. Ne do të punojmë së bashku për të vendosur se cili kuadër raportimi është i përshtatshëm dhe se si duhet të paraqiten pasqyrat financiare të biznesit tuaj. Kjo do të sigurojë një qasje që përmbush strukturën, nevojat dhe filozofinë e kompanisë tuaj.
Ne gjithashtu do t’ju shpjegojmë llogaritë tuaja që të keni një kuptim të plotë të numrave dhe shpërndarjeve që pasqyrojnë saktësisht pozicionin dhe performancën financiare të biznesit tuaj.
Fuqizoni biznesin tuaj me saktësi
Kontabiliteti i saktë është baza e suksesit financiar. Shërbimet tona të dedikuara të kontabilitetit ofrojnë qartësi, efikasitet dhe njohuri, duke ju mundësuar të përqendroheni në rritjen e biznesit tuaj. Bashkëpunoni me ne për të siguruar që regjistrimet tuaja financiare të jenë gjithmonë të besueshme dhe në përputhje me rregulloret.
GENTIAN BARJAMAJ
Themelues – Albanian Consultancy
