SHËRBIMET E KONTABILITETIT

Ekipi ynë profesional i kontabilitetit përgatit deklarata që pasqyrojnë politikat e kontabilitetit të biznesit. Paketa jonë e raportimit financiar është hartuar për ju me qëllim monitorimin e performancës së biznesit tuaj dhe marrjen e vendimeve të përshtatshme lidhur me menaxhimin. Këto raporte, të paraqitura në formate të ndryshme përfshirë formatin xml, mund të përshtaten me raportimet e tjera në grup ose sipas sektorëve të tjerë të ndërmarrjes.

Shërbimet tona mund të përfshijnë:

  • Llogaritjet dhe mbylljen mujore
  • Përllogaritja dhe pregatitja e pagesës së pagave
  • Raportet periodike të menaxhimit në një format për të cilin është rënë dakort
  • Raportimi në disa lloj valutash
  • Konsolidimi dhe raportimi në grup
  • Raportimi për menaxhimin i treguesve kryesorë të performancës dhe çështje të rëndësishme
  • Llogaritje me qendra kostosh dhe norma e fitimit të tyre
  • Kontabilitet projekti
  • Kontrolli i kuadrimeve kontabël
  • Llogaritja e stokut/inventarit
  • Mbajtja e një regjistri fiks të aseteve
  • Raporte të tjera të fundmuajit si detyrimet e të tretëve dhe parapagimet, likuiditetet, kreditë etj
  • Rakordimet mes kompanive
  • Rishikimet lidhur me buxhetet
  • Rakordimi i deklaratave financiare me politikat kontabile të grupit dhe SKK -ve lokale
  • Hartimin e pasqyrave financiare vjetore sipas SKK –ve ose SNRF-ve

Në qoftë se është e nevojshme mund të zbatojmë praktikën e ‘mbylljes së shpejtë’ të muajit.Aktualisht pjesa më e madhe e klientëve tanë shërbehen brenda dhjetë ditëve pune nga fundi i muajit.

Raportet tona të menaxhimit do të përshtaten me kërkesat tuaja. Këtu mund të përfshihen deklaratat e fitim/ humbjeve mbi baza mujore, raportet e departamenteve, raportet e kontrollit të llogarive kryesore sipas afateve dhe raportet e transaksioneve.

Arsye për t’ia besuar shërbimet kontabël kompanisë tonë Albanian Consultancy mund të jenë:

  • Siguria e të punuarit me një kompani serioze;
  • Siguria që shërbimi ofrohet në kohën e duhur dhe në përputhje me kërkesat;
  • Një pikë kontakti por me një ekip në dispozicion;
  • Tarifa të përcaktuara në avancë në mënyrë që të njiheni me kostot;
  • Me qendër në kryeqytet –Tiranë, por me hapësirë bashkëpunimi në zona të tjera të Shqipërisë